Kulturë

Nesër nis Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Nesër (e hënë) nis Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, por edhe me albanologjinë përgjithësisht. Drejtori i seminarit, Bardh Rugova tregon për KosovaPress se edicioni i 41-të me radhë ka mbledhur rreth 250 pjesëmarrës.

Sipas tij, interesimi i të huajve për të marrë pjesë këtë vit ishte edhe më i madh, porse në pamundësi buxhetore kanë kërkuar mirëkuptim nga një pjesë e të interesuarve.

Ai flet edhe për mosinteresimin shtetëror për investim në departamente të shqipes në universitete botërore. Derisa thekson se “mërgimtarët po shndërrohen në gjysmëfolës të shqipes”.

Akademik Rugova thekson nevojën që ky seminar të ketë një linjë të veçantë buxhetore, e jo sikurse po ndodh, të mos dihet deri në javën e fundit se cilat aktivitete mund të mbahen ose jo.

Derisa janë duke u bërë edhe përgatitjet e fundit teknike për seminarin, profesori universitar thotë se për shkaqe financiare nuk është ditur deri në fund, nëse do të mund të realizohen.

Shqetësime ngreh për “gjuhën në vdekje”.

Drejtori i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka kritika edhe për mosinteresimin e shtetit në 20 vjetët e fundit për mësimin e shqipes në botë.

/Shqip.com