Lajme

Nesër në Prishtinë hapet qendër e re për teste të shpejta ndaj COVID-19

Qendra për kryerjen e testeve të shpejta antigjene për Covid-19

Të shtunën e 29 janarit në Prishtinë do të hapet një qendër e re për kryerjen e testeve të shpejta antigjene për Coronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Bujar Gashi.

“Në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës, nga nesër datë 29.01.2022 do të hapin edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjenike”.

“Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në ‘Xhemajl Ibishi’ do të ofroj shërbimin e testimit për Covid-19”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, ky vendim është marrë për të ulur numrin e pritjeve te qendra që ndodhet në afërsi të Mensës studentore.

Qendra e re do punojë shtatë ditë të javës nga ora 08:00 deri në 16:00./SHQIP.com