Lajme

Nesër në Kuvend diskutohet për dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës

Me kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës gjatë ditës së nesërme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti pritet të raportojë në Kuvendin e Kosovës.

Ky raportim ka të bëjë me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Krasniqi, përmes Facebook-ut, ka shkruar se me Kurtin duhet të debatohet hapur për të gjitha temat që ndërlidhen me procesin e dialogut.

“Me iniciativën tonë, të hënën, më 13 shkurt 2023, këtë debat do ta shtrojmë në Kuvend, aty ku edhe e ka vendin që të shtrohet e diskutohet detajisht kjo çështje”, ka shkruar kryetari i PDK-së.

Sipas tij, përgjegjësitë rreth dialogut nuk mund të bëhen fshehtas nëpër restorante e as me postime në Tëitter.

Gjatë ditës së sotme, Kurti ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas Kurtit, Kosova nuk mund ta pranojë një asociacion një etnik, pasi është një thyerje e rendit kushtetues të saj.

“Marrëveshja e anotacionit nëse është e veçantë është se nuk e kaloj testin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Në një farë mënyre kjo marrëveshje është e vetmja nga 33 marrëveshjet që u rrëzua në gjykatë. 7 Kapituj i ka ajo marrëveshje por gjithsej në 23 nene e ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës me secilin nga 7 kapitujt. Pra verdikti i Gjykatës Kushtetuese në dhjetorë të vitit 2015 ka thënë se në 7 kapitujt ka nene që nuk janë në përputhje me kushtetutën”.

Kurti më tutje ka thënë se presioni që bëhet mbi Kosovën është tejet i madh dhe i padrejtë.

Sipas Kurtit, plani franko-gjerman është bazë e mirë për të ardhmen.

/Shqip.com