Lajme

Nesër në Gjakovë bëhet përurimi i Abetares së përbashkët Kosovë – Shqipëri

Abetarja e parë e përbashkët e Kosovës dhe Shqipërisë

Abetarja e përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë do të përurohet nesër në Gjakovë.

Siç bëhet e ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe homologu i saj shqiptar, Evis Kushi, do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të Abetares së përbashkët me të cilën nga ky vit shkollor do të mësojnë të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që jetojnë.

Ceremonia do të mbahet në Amfiteatrin e parkut “Ali Podrimja”, në Gjakovë, me fillim në ora 10:00.

Ndryshe, Nagavci u ka kërkuar të mërkurën punëtorëve të arsimit që të mos mbajnë grevë, një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.

Lexo edhe:
Nagavci: Mësimi do të filloj më 1 shtator, ka një lutje për punëtorët e arsimit

Sipas Nagavcit, greva e nisur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nuk po mbahet në pothuajse mbi 90 për qind të institucioneve publike, duke u bërë thirrje mësimdhënësve ta konsultojnë legjislacionin në fuqi me grevat dhe të mos bien pre e presioneve./SHQIP.com