Lajme

Nesër mblidhet Kuvendi, do të diskutohen pikat e pa përfunduara të seancave të kaluara

Kryesia e Kuvendit, ka njoftuar se seanca e radhës plenare e Kuvendit pritet të mbahet ditën e enjte duke filluar nga ora 10:00.

Në këtë seancë do të diskutohet për pikat e papërfunduara të seancave të kaluara duke përfshirë votimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Projektligjit për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave etj.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Po ashtu në këtë seancë do të bëhet shqyrtimi i raportit vjetor të përformancës dhe financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit si dhe raportin  vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021./Shqip.com