Lajme

Nesër mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave publike, shqyrtohen pasqyrat financiare të Fondit për Sigurime Shëndetësore

Nesër duke filluar nga ora 11:00, pritet të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohen pasqyrat financiare të Fondit për Sigurime Shëndetësore për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2021.

Një javë më parë, Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë pasur akuza në drejtim të drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi.

Ndaj tij, pozitë e opozitë kërkuan sqarime rreth shpenzimeve milionëshe dhe pagesat që janë kryer brenda vitit nga ky Fond.

Katër ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë e ka larguar përkohësisht nga detyra drejtorin e Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqin.

Këtë e kishte bërë të ditur zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha- Bunjaku përmes një konferencë për media.

“Sot mbajmë mbledhjen e bordit të sigurimeve shëndetësore të emëruar nga Qeveria e Kosovës. U zgjodh kryesuesja dhe zëvendëskryesuesja. Në këtë takim me shumicë votash u vendos largimi i përkohshëm i drejtorit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Fatmir Plakiqi”, tha ajo.

Në vend të Fatmir Plakiqit është emëruar Bujar Kaqurri./Shqip.com