Lajme

Nesër mblidhet Komisioni hetimor për krizën energjetike, votohet për listën e dëshmitarëve

Nesër pritet të mblidhet Komisioni hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Në këtë mbledhje pritet të votohet lista e dëshmitarëve që do të ftohen për intervistë.

Mbledhja e Komisionit hetimor pritet të nis në ora 12:00.

Një javë më parë, ky komision kishte dështuar të votojë listën e dëshmitarëve që pritet të ftohen për intervistë.

Në mbledhjen e fundit, Kryetari i këtij komisioni, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Hajadar Beqa ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje që nga lista e dëshmitarëve të largohen emrat që janë në procese gjyqësore.

Ndërsa anëtari i këtij komisioni, Armend Muja theksoi se vendim i këtij komisioni ka qenë që të gjithë bartësit të jenë më listën e dëshmitarëve.

Deputetja e LDK-së, Rrezata Krasniqi ka propozuar që në listë të shtohen edhe emrat e drejtorëve të KEK-ut.

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj kishte thënë se lista është në rregull dhe e përkrah listën./Shqip.com