Lajme

Nesër mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për TIMS-in

Komisioni hetimor për sistemin TIMS do të zhvillojë mbledhje nesër, ditën e martë, datë 02 prill 2024, ora 15:00, salla “Pjetër Abnori”.

Njoftimi është publikuar nga kreu i këtij komisioni, Ervin Salianji.

Njoftimi:

Në mbështetje të ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve Hetimore të Kuvendit”, çështjet që do të diskutohen, shqyrtohen dhe miratohen në komisionin Hetimor në mbledhjen e parë janë si më poshtë:

Deklarimi i konstituimit të komsionit hetimor dhe prezantimi i anëtarëve të tij.

Deklarimi i qëllimit të ngritjes së komisionit.

Përcaktimi i detyrave të komisionit.

Zgjedhja e sekretarit të komisionit.

Deklarimi i planit paraprak të hetimit.

Zgjedhja e ekspertëve ligjorë.

Përcaktimi i mbledhjes së radhës së komisionit hetimor. KRYETARI

/Shqip.com