Lajme

Nesër mblidhen dy Komisione parlamentare

Gjatë ditës së nesërme pritet të mblidhen dy Komisione parlamentare.

Fillimisht nga ora 11:30 pritet të mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Në këtë komision pritet të shqyrtohet raportin me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit

Ndërsa duke filluar nga ora 12:00 pritet të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Komisioni hetimor për energjinë

Në këtë komision pritet të votohet listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim.

Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni pati përplasje midis deputetëve të pozitës dhe opozitës./Shqip.com