Lajme

Nesër mblidhen dy Komisione parlamentare

Nesër pritet që të mblidhen dy Komisione parlamentare.

Fillimisht në ora 09:30, mblidhet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Ky komision pritet të shqyrtojë Projektligjin për Ushqim me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Po ashtu në ora 09:30, pritet të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Ky komision pritet të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore./Shqip.com