Lajme

Nesër mblidhen deputetët, diskutojnë për Ligjin e pagave dhe për zyrtarët publikë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së nesërme pritet  të diskutojnë për Ligjin e Pagave dhe atë për zyrtarët publikë.

Ligji i pagave në shumicën e seancave plenare ka bërë që partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë opozitare të përplasen në mes veti.

Po ashtu nga Organizatat e dala nga Lufta kanë thënë se në rast se Veteranët nuk përfshihen në Ligjin e Pagave do të organizojnë protestë.

Seanca për këto dy ligjet pritet të nis në ora 10:00.

/Shqip.com