Lajme

Nesër mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Nesër gjatë ditës së enjte, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën plenare për të cilën është dakorduar Kryesia.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj seancë do të ketë disa pika të rendit të ditës duke përfshirë edhe pikat jashtë rendit ditës dhe pyetjet parlamentare.

Nesër parashihet që të bëhet raundi i dytë i votimeve për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Po ashtu pritet që të formohet Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës do të fillojë nga ora 10:00.

/Shqip.com