Lajme

Nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga AAK, do të diskutohet për Sigurimet Shëndetësore

Kuvendi i Kosovës - Fotografi ilustruese
Kuvendi i Kosovës - Fotografi ilustruese

Nesër me fillim në ora 10:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku pritet të diskutojë për mungesën e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, kjo me kërkesë të AAK-së.

Ishte deputeti Shemsedin Dreshaj që dorëzoi të hënën kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në emër të deputetëve nënshkrues.

Në konferencë për media, pas dorëzimit të kërkesës, Dreshaj theksoi se Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në rajon pa sigurime të mirëfillta shëndetësore, ndërkaq ka njoftuar se pas debatit AAK do të propozojë votimin e një rezolute si një rrugëdalje dhe të jetë një obligim për Qeverinë që shëndetësia të rikthehet në rrugën e drejtë.

/Shqip.com