Lajme

Nesër Kuvendi vazhdon me seancën e radhës, diskutohet për financimin e partive dhe rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale

Kuvendi i Kosovës

Gjatë ditës së nesërme, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancën e radhës plenare.

Seanca pritet të nis në ora 10:00.

Po ashtu është janë bërë të ditura edhe pikat e rendit të ditës.

Rendi i ditës

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-135 për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-144 për Shëndetësi,

-Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.

Gjatë ditës së sotme Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen midis Kosovës dhe MCC-së në sektorin e energjisë e po ashtu ka miratuar rregulloren e re të punës së Kuvendit./Shqip.com