Lajme

Nesër Kuvendi i Kosovës diskuton për Trustin

Trusti

Nesër, gjatë seancës së re të Kuvendit të Kosovës do të diskutohet për mundësinë e tërheqjes së 30 përqind të Trustit.

Kujtojmë se lidhur me Trustin, pozita ka deklaruar që nuk do ta votojnë përkundër faktit se disa nga bashkëpartiakët kanë dal pro votimit ndërsa, opozita ka bërë vazhdimisht thirrje që të votohet.

Së fundi, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se shpreson që nesër do të votohet Trusti pasiqë është kërkesë e qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka deklaruar se ata që nuk e votojnë Trustin, kanë dal kundër kërkesave të qytetarëve.

Vlen të theksohet se votimi i Trustit është mbështetur edhe me një peticion i cili është nënshkruar prej rreth 17 mijë qytetarëve të Kosovës.

/Shqip.com