Lajme

Nesër hapet rruga “Xhorxh Bush”, trafiku urban del me një njoftim

Rruga “Xhorxh Bush” në kryeqytet do të hapet nesër.

Kështu ka bërë të ditur, Trafiku Urban përmes një njoftimi për media.

“Njoftohen qytetarët se nga data 13.01.2023 do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat: 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban.

Po ashtu është bërë e ditur se Autobusët përgjatë sheshit “Xhorxh Bush” do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h.

Gjithashtu është njoftuar se linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm.

/Shqip.com