Lajme

Nesër do të flini një orë më pak

Foto ilustruese

Në orët e para të së dielës më 26 mars 2023, do të bëhet ndërrimi i orës dimërore në atë verore, praktikë kjo që rikthehet rregullisht në këtë periudhë të vitit.

Rikthimi i orës verore do të thotë se akrepat e orës do të lëvizin përpara për 60 minuta, pra nga ora 02:00 në orën 03:00.

Ndërrimi i orës verore bëhet si gjithmonë në të dielën e fundit të muajit mars.

Sidoqoftë kjo do të thotë se fundjava juaj do të shkurtohet me një orë, por do të shohim më shumë dritë të ditës në mbrëmje.

Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit.

/Shqip.com