Lajme

Nesër diplomojnë kadetët e FSK-së në Akademinë e Mbrojtjes “Wesley Clark”

Nesër duke filluar nga ora 10:00 në Akademinë e Mbrojtjes- Qendra për Studime Universitare e FSK-së, “Wesley Clark” pritet të mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022.

“Të premten, më 1 korrik 2022, duke filluar nga ora 09:30, do të mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes- Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë krerët e shtetit si dhe zyrtarët tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë.

Kjo ceremoni pritet të zhvillohet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë./Shqip.com