Lajme

Inspektorati i Tregut largon nga tregu 5000 lodra, konsiderohen produkte të rrezikshme

Inspektorati i Tregut, ka marrë vendim që të largojë nga tregu 5000 lodra nga tregu pasi që po konsiderohen si të rrezikshme.

“Inspektorati Qendror i Tregut ka larguar nga tregu rreth 5000 lodra nga materiali i butë, të cilat kanë formë dhe aromë të ushqimeve dhe frutave. Sipas Ligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, këto produkte konsiderohen imitim i rrezikshëm i ushqimeve dhe si të tilla janë të ndaluara të prodhohen dhe të tregtohen”, thuhet në njoftim.

Lodrat e larguara

Po ashtu është bërë e ditur se produktet me dukje mashtruese, që nuk janë ushqim, por që kanë formë, erë, ngjyrë, dukje të jashtme, ambalazh, shenjë, vëllim ose madhësi për të cilat konsumatorët në veçanti fëmijët i vë në konfuzion për të zëvendësuar atë me ushqim dhe për shkak të kësaj e vënë në gojë ose e gëlltisin, mund të paraqesin rrezik dhe të shkaktojë, ngulfatej, helmim ose edhe pengesa në traktin e tretjes.

Lodrat e larguara

Nëse shihni produkte të tilla në treg, mos hezitoni të informoni Inspektoratin e Tregut në MINT, thuhet më tutje në njoftim./Shqip.com