Art Jetese

Nëse keni këto ndryshime të papritura në trup duhet të vizitoheni menjëherë

Disa probleme shëndetësore mund të jenë shumë të mëdha, por ato nuk duken si diçka për të cilën mund të shqetësoheni.

 Mjekët thonë se sa më parë njerëzit të mësojnë për këto probleme, aq më i lehtë do të jetë trajtimi, dhe në disa raste, diagnozat e hershme mund të shpëtojnë jetën tuaj.

1. Gjuha e çarë. NGjuha e çarë është një gjendje ku skajet e gjuhës duken të çara dhe, në thelb, do të thotë se gjuha po bëhet më e madhe se nofulla e poshtme. Në qoftë se nuk keni pasur një dëmtim të nofullës, kjo gjendje zakonisht shkaktohet nga ënjtja. Ënjtja mund të jetë rezultat i disa problemeve që jo gjithmonë rregullohen vetëm duke shkuar tek mjeku, si psh dehidratimi. Sidoqoftë, nëse jeni duke përjetuar simptoma të tjera, si dhimbje barku, rënie të flokëve, presion të ulët të gjakut dhe mavijosje, mund të jetë një shenjë e një çrregullimi te gjëndrave tiroide.

2. Vijat e zeza tek thonjtë. Thonjtë shpesh mund të tregojnë shumë për shëndetin tonë. Disa njerëz natyrisht kanë thonj shumë të trashë ose të hollë, por nëse vëreni ndonjë ndryshim në strukturën ose ngjyrën e tyre, duhet të vizitoheni. Vijat vertikale të errëta janë një problem dhe ato mund të jenë një shenjë e melanomës. Nëse nuk kujtoni  se jeni dëmtuar në ndonjë vend ose nuk e dini se çfarë e shkaktoi vijën e errët, sigurisht që duhet të kontrolloheni nga një specialist.

3. Errësim dhe trashje e lëkurës. Nëse vëreni copëza kafe ose të verdha në lëkurë, që janë pak të enjtura dhe që ndjehen si të buta, në zonat si nën sqetull ose qafë, mos e injoroni këtë. Mund të jetë një shenjë e rezistencës ndaj insulinës dhe patjetër që duhet ta kontrollonisa më shpejt. Kjo mund të jetë pjesë e një gjendje kur trupi nuk i përgjigjet insulinës ashtu si duhet dhe mund të çojë në diabet të tipit 2.

4. Puçrra në nofull dhe në mjekër. Nën lëkurë, kemi shumë gjëndra të vogla që prodhojnë yndyrna natyrale për ta mbajtur lëkurën tonë në gjendje të mirë, dhe këto yndyrna çlirohen lart nëpër poret. Kur, për ndonjë arsye, këto gjëndra prodhojnë më shumë yndyrë sesa i duhen lëkurës, poret bllokohen. Për gratë, puçrrat përgjatë vijës së nofullës mund të jenë një shenjë e një çekuilibri hormonal – kur prodhohet shumë nga hormoni mashkullor, testosteroni, ai stimulon këto gjëndra yndyre.

5. Dobësimi i vetullave. Ndërsa njerëzit plaken, ata pësojnë humbje natyrale të flokëve, por rrallimi i vetullave mund të jetë një shenjë e hipotiroidizmit. Nëse gjëndra tiroide nuk funksionon siç duhet, mund të prodhojë shumë ose jo mjaftueshëm një hormon të veçantë, dhe të dyja këto gjendje shkaktojnë rrallimin e qimeve  në trup. Ne i humbim flokët gjatë gjithë kohës, është një proces i natyrshëm, por ridalja e tyre supozohet t’I zëvendësojë. Kur prodhimi i hormoneve është i ekuilibruar, ai ndikon në zhvillimin e flokëve të rinj në rrënjë dhe flokët që bien nuk zëvendësohen.

6. Një puçërr që nuk shërohet. Të gjithë kemi puçrra herë pas here. Disa prej nesh janë më me fat se të tjerët, por normalisht puçrat shkaktohen nga poret e bllokuara. Sidoqoftë, nëse keni një puçërr të vogël,  e cila thjesht nuk ikën me javë të tëra dhe fillon me lehtësi të rrjedhë gjak, duhet ta kontrolloni pasi mund të jetë një shenjë e një karcinomës së qelizave bazale. Edhe pse tingëllon e frikshme, ky lloj kanceri i lëkurës është më pak i rrezikshmi, ai nuk përhapet dhe mund të mjekohet relativisht shpejt, veçanërisht nëse diagnostikohet herët.

7.  Rritja e pazakontë e qimeve për gratë. Nëse qimet papritmas fillojnë të rriten në një zonë “mashkullore”, si sipër buzëve, rreth mjekrës, ose nën kërthizën tuaj, mund të jetë një simptomë e një sindromi polycistic të vezores (PCOS) kur vezoret zgjerohen si rezultat i një çekuilibri hormonal . Mbani në mend se gjenetika gjithashtu mund të jetë një arsye.

8. Dhimbje në gishta. Gishtat e ënjtur dhe të ndjeshëm mund të jenë një shenjë e kancerit të mushkërive. Kur zhvillohen tumoret e mushkërive, ato lëshojnë disa kimikate në rrjedhën e gjakut që stimulojnë rritjen e indeve nën thonjtë dhe në majë të gishtave, duke shkaktuar dhimbje. Nëse ndjeni trashje dhe ënjtje në gishta, kontrollojeni, është gjithmonë më mirë të jesh i sigurt.

9.  Zverdhja e lëkurës dhe të pjesës së bardhë të syve. Një ngjyrë e verdhë në lëkurë ose të pjesës së bardhë tek sytë është një simptomë e zakonshme e lëkurës për problemet e mëlçisë. Sytë zakonisht kthehen në të verdhë sepse një kimikat i quajtur bilirubin grumbullohet në gjak. Ju patjetër që duhet të vizitoheni tek një mjek menjëherë pasi të vini re ngjyrën e verdhë, pasi një diagnozë e hershme mund të parandalojë komplikime serioze shëndetësore.

10. Pjesa e errësuar poshtë syve. Rrathët e errët poshtë syve janë zakonisht rezultat i problemeve të jetesës. Kur nuk flemë sa duhet, kemi një dietë të dobët ose një mënyrë jetese jo të shëndetshme, indi yndyror rreth syve tanë ndryshon dhe lëkura jonë bëhet më e hollë. Edhe pse këto rrathë të errët në përgjithësi nuk kërkojnë kujdes mjekësor, është një mesazh për ju që duhet të kujdeseni më mirë për veten tuaj./Shqip.com