Rozë

Nëse e dini kuptimin e këtij tatuazhi, fitoni një takim me Megin

Moderatorja Megi Pojani, është për shumë kohë në vëmendjen e publikut.

Ajo, së fundmi, ka postuar një fotografi të tatuazhit të saj në Instastory, ku ka provokuar ndjekësit, duke ofruar takim ekskluziv me ta nëse zbërthejnë kuptimin e tatuazhit.

“Kush e zbërthen kuptimin e këtij tatuazhi ka një takim ekskluziv me mua, ku të dojë, kur të dojë dhe sa të dojë”, ka shkruar ajo Megi Pojani.

Mirëpo, si duket askush nuk ka arritur ta zbërthejë me sukses.

Megi ka njoftuar se gara ka mbaruar dhe se sfida e tatuazhit nuk u fitua.

/Shqip.com