Rozë

Nervozohet keq reperi shqiptar, ka një mesazh për ata që e rrahën në veturë para disa ditësh

Reperi, Kozak

Ditë më parë, “Mbreti i Instagramit”, Kozak Braçi është kidnapuar dhe rrahur nga disa persona.

Njëri nga ta madje ishte futur live te Instagram-i i Kozzakut dhe po incizonin çdo moment që ndodhte brenda në veturë.

Ndonëse dukej se situata është qetësuar, Kozzak tani ka reaguar sërish përmes një video të shkurtër.

Në një video Story në Instagram, Kozak thotë se nuk do t’i falë ata, pavarësisht se sipas tij i kanë kërkuar falje.

Ai po ashtu ka vazhduar me sharje dhe ofendime.

Fabio Dushku dhe Kozak

Reperi, Stresi pas këtij incidenti ka thënë që ishte ai që ka negociuar për ta lëshuar mikun e tij.

Ndërsa, tashmë ka reaguar vëllau i Fabio Dushkut, i cili përmes një video të publikuar ka thënë se ata vetë e kanë lëshuar dhe gjithçka kishte ndodhur pasi ai i kishte sharë e ofenduar kohëve të fundit.

“Nuk kemi shku me 20 makina, thjeshtë kemi qenë katër veta e kemi futur në makinë me disa shpulla për arsyeje që na ka shajtë nga familja dhe çdo kush mund ta bënte një gjë të tillë./SHQIP.com