Sport Ndërkombëtar

Nëntori, muaj i vështirë për italianët

Përzgjedhësi i Italisë Roberto Mancini ka folur edhe njëherë për dështimin që e pati me kombëtaren e Italisë në përpjekjen për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, që do të zhvillohet në Katar në nëntor.

“Muaji i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë për italianët, sepse është diçka e rëndë që të shohësh Botërorin pa Italinë aty. Është e rëndë dhe e vështirë veçanërisht për mua dhe stafin teknik dhe ndoshta pak më e lehtë për lojtarët që kanë nisur të luajnë në kampionatet respektive dhe e kanë harruar paksa këtë zhgënjim të madh”, ka thënë Mancini.

“Do të bëhem mirë vetëm kur të mbarojë Kupa e Botës, por e pranoj që do të jetë shumë e vështirë që t’i shoh në televizor ndeshjet e këtij turneu”, ka shtuar tekniku italian.

/Shqip.com