Lajme

Nëntë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën pandemike në vend.

Mësohet se nga 395 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 9 qytetarë. Nga ta 2 qytetarë janë në Tiranë, Vlorë, Himarë dhe nga 1 qytetar në Dibër, Selenicë, Gjirokastër.

Ndërkohë nuk raportohet asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë.

Nga dita e djeshme janë shëruar 13 qytetarë. Kjo e çon numrin e të shëruarve në mbi 329 mijë që nga fillimi i epidemisë.

/Shqip.com