Lajme

“Nëntë kandidatë për kryetarë të komunave kanë probleme me ligjin”

Ilustrim

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të shtunën ka publikuar raportin: “Integriteti i kandidatëve për Kryetarë të Komunave – Analizë e kandidatëve për Kryetar të Komunave që kanë probleme me ligjin”.

Në bazë të të gjeturave të IKD-së, nga gjithsej 36 komuna të Kosovsë ku do të zhvillohet procesi zgjedhor, në tetë prej tyre për kryetarë kanë kandiduar persona të cilët kanë apo kanë pasur probleme me ligjin.

Në këtë analizë, IKD-ja thotë se nuk janë përfshirë kandidatët të cilët kanë pasur aktakuza, por që më pas janë liruar nga akuza me vendime gjyqësore të formës së prerë.

Gjetjet e IKD-së tregojnë se edhe në këto zgjedhje, partitë politike nuk kanë pasur vullnetin për t’i pastruar listat nga kandidatët për kryetar të komunave, të cilët kanë probleme me ligjin. Sipas gjetjeve të IKD-së, nga partitë e mëdha, përjashtim në këtë rast bënë LDK-ja.

Nga të gjithë kandidatët për kryetarë të të gjitha komunave, IKD ka identifikuar një kandidat i cili në tri vitet e fundit ka dënime të formës së prerë, një kandidat me një dënim më të vjetër se tri vite derisa tetë kandidatë të tjerë janë duke u ballafaquar me aktakuza aktive.

“Sipas partive politike, IKD ka gjetur se partitë politikë të cilat kanë kandiduar më së shumti persona të cilët kanë probleme me ligjin janë AAK dhe PDK me nga tre kandidatë, pasuar nga LVV me dy kandidatë dhe NISMA me një kandidat. IKD nuk ka identifikuar ndonjë kandidat nga radhët e LDK-së që ka probleme me ligjin”, thuhet në komunikatën për media.

Zgjedhjet për kryetarë komunash dhe kuvende komunale mbahen më 17 tetor./SHQIP.com