Nënshkruhet zotimi për fuqizimin ligjor të gjykatave
Drejtues të Ministrisë së Drejtësisë dhe akterë të sektorit të drejtësisë kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët zotimi, ku kërkohet nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, lidhur me çështjen e reformave në drejtësi.
Këto reforma janë kërkuar nga Strategjia e Sundimit të Ligjit dhe të riafirmuar nga Raporti i vendit i Komisionit të Bashkimit Evropian, dhe Opinioni i Komisionit të Venecias, të cilat kanë kërkuar nga institucionet shtetërore që ta qartësojnë dhe fuqizojnë kuadrin ligjor, i cili rregullon punën e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, funksionin e gjykatave, prokurorive, si dhe mekanizmave të verifikimit, vlerësimit të performances, disiplinimit, transparencës, integritetit, profesionalizmit, efikasitetit dhe llogaridhënies se gjyqtarëve, prokurorëve, departamenteve dhe njësive respektive të KGJK-së dhe KPK-së.
Tutje, në këtë deklaratë, thuhet se, rekomandimet specifike që dalin nga Strategjia e Sundimit të Ligjit dhe të riafirmuar nga Raporti i vendit i Komisionit të Bashkimit Evropian dhe Opinioni i Komisionit të Venecias, kërkojnë nga institucionet shtetërore që ta qartësojnë dhe fuqizojnë kuadrin ligjor i cili rregullon punën e
Tutje, thuhet se, për vlerësimin, konceptualizmin dhe hartimin e nismave ligjore me synimin e përbashkët për të qartësuar, plotësuar e ndryshuar dhe fuqizuar kuadrin ligjor në fushat e cekura më poshtë:
Vlerësimi i Performancës së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;
Procesi i Rekrutimi, Emërimit dhe Riemërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;
Sistemi i Disiplinimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;
Sistemi i Verifikimi të Profilit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve (gjatë vlerësimit të performancës), si dhe kandidatëve për këto pozita (në fazën e rekrutimit);
Zhvillimi Profesional i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;
Forcimi i Mekanizmave për Deklarim të Pasurisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë;
Statusi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;
Hartimin e Ligjit për Nëpunësit Civil në Administratën e Gjykatave dhe Prokurorive;
Zbatimi i rekomandimeve nga Misioni i TAIEX për luftimi e krimit të organizuar dhe korrupsionit (2002), dhe;
Çështje të tjera në kuadër të reformës.
/Shqip.com