Kulturë

Nënshkruhet marrëveshje në mes të teatrove shqiptare

Teatri Kombëtar i Kosovës së bashku me Teatrin Shqiptar në Shkup, Teatrin Kombëtar të Shqipërisë si dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të teatrove shqiptare u dakorduan për bashkë-organizimin e “Festivalit të Teatrit Shqiptar – MOISIU” i cili këtë vit do të mbahet në Shkup dhe do të vazhdoj çdo vit në rotacion në tre kryeqytetet, si dhe për bashkë-prodhimin e përvitshëm të një shfaqje me karakter kombëtar në mes të tre teatrove kryesore shqiptare – nga viti 2023”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që objekti i Teatrit Kombëtar të Kosovës është në renovim ndërkaq puna ka filluar në hapësira alternative.

Një prej këtyre hapësirave është edhe Amfiteatri në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.