Kulturë

Nënshkruhet marrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe “Sunny Hill Foundation”

Themeluesit e Festivalit Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa, kanë mbajtur konferencë për media, para fillimit të Festivalit “Sunny Hill”.

Të dy janë shprehur të lumtur dhe krenar që “Sunny Hill” po mbahet në Prishtinë.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Përparim Rama.

Gjatë konferencës, Komuna e Prishtinës dhe “Sunny Hill”, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

“Do ta kemi një marrëveshja e cila po shpresoj do të rezultojë pozitivisht. Kemi pas premtime prej kryetarit të kaluar të Prishtinës, ato premtime kanë mbetur të pakompletuara dhe shpresoj që tash të mbahen nga kryetari aktual”, ka thënë Dukagjin Lipa.

Po ashtu Rama falënderoj Duan për promovimin dhe dashurinë që i dhuron Prishtinës.