Lajme Botë

Nënshkruhet marrëveshja Ukrainë – Rusi për të zhbllokuar eksportet e grurit

Gruri në Ukrainë

Marrëveshja për të lejuar Ukrainën të rifillojë eksportet e grurit është nënshkruar në Stamboll.

Delegatët sapo kanë përfunduar nënshkrimin e marrëveshjes së sotme, e cila do të lejojë që rreth 20 milionë tonë drithë, e cila ka qenë subjekt i bllokadës ruse, të eksportohen nga Ukraina.

Marrëveshja e nënshkruar nga Rusia, Ukraina, OKB-ja dhe Turqia është një “fener shprese” në luftë, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Rusia pranon një armëpushim për të lejuar eksportet e grurit.

Tutje sipas BBC, Turqia do të inspektojë anijet për t’u siguruar që ato nuk mbajnë armë.

Është konsideruar si një fitore diplomatike në luftë, e cila tani po hyn në muajin e saj të gjashtë.

Por, Guterres shtoi se marrëveshja “nuk erdhi lehtë… ka qenë një rrugë e gjatë”./SHQIP.com