Kulturë Kino

Nënshkruhet marrëveshja, Kosova dhe Franca do të kenë bashkëprodhim kinematografik

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Kosova dhe Franca kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëprodhim kinematografik.

Kjo u bë e ditur në një njoftim nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili tha se është ditë e shënuar për kulturën dhe filmin.

“Ditë e shënuar për kulturën dhe filmin, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Francës. Sot në Cannes kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëprodhim kinematografik mes dy shteteve”, ka thënë ai.

“Moment krenarie. Urime komunitetit të filmit, suksese në realizime të përbashkëta filmike kosovaro-franceze”, vazhdoi më tej Çeku.

Çeku ka theksuar që javë më parë pranoi një letër të ministres franceze të kulturës, Roselyne Bachelot – Narquin, përmes së cilës ajo konfirmoi vullnetin e qeverisë franceze për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëprodhimit kinematografik me Kosovën. SHQIP.com