Sport Shqiptar

Nënshkruhen dy marrëveshje për sportin, afro një milion euro për KOK dhe KPOK

Dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sportit janë nënshkruar sot mes MKRS me dy Komitetet, atë Olimpik dhe Paralimpik të Kosovës.

Në takimin ku u pritën nga zëvendësministrja e sportit, Daulina Osmani, u bisedua për zhvillimin e aktiviteteve të komiteteve përgjatë vitit 2023.

“Masovizimi i sportit, organizimi dhe pjesëmarrja në gara, reprezentimi i shtetit dhe ngritja e kapaciteteve aministrative janë disa nga aktivitetet e dy organizatave kyçe në vendin tonë”, thuhej në njoftimin e MKRS-së.

/Shqip.com