Sport Shqiptar

Nënshkrimi i kontratës me Kolnin dhe oferta nga Monchengladbach, Shqip.com sjell detaje rreth ekskluzive rreth Leart Paqaradës

Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Leart Paqarada, do të transferohet te skuadra e Bundesligës gjermane Koln nga ekipi tjetër gjerman St. Pauli (Bundesliga 2).  

28-vjeçari që nga viti 2020 është pjesë e St. Paulit ekip me të cilin i ka zhvilluar 77 ndeshje dhe i ka realizuar katër gola.

Te St. Pauli e ka bartur edhe shiritin e kapitenit.

Shqip.com nga burime pranë futbollistit mëson ekskluzivisht se Paqarada të hënën (sot) në ora 16:00 do të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare me Kolnin.

Gjithashtu, Shqip zbulon se për shërbimet e tij ka qenë shumë e interesuar edhe skuadra tjetër e Bundesligës, Borussia Monchengladbach, por Koln në fund e ka fituar “luftën” për shërbimet e Leartit.

Para St. Paulit ka qenë pjesën e ekipit Sandhausen luajti 152 ndeshje në Bundesliga 2.

Paqarada është zhvilluar si lojtar te Bayer Leverkusen.

Me Kosovën deri më tash është paraqitur në 24 ndeshje dhe e ka shënuar një gol.

/Shqip.com