Lajme

Nënkryetarja e PD-së dënon dhunën e ushtruar në protestë: Distancohem nga dhuna e Sali Berishës

Grida Duma

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar nga mbështetësit e Sali Berishës në protestën para selisë së PD-së në Tiranë, përcjell Shqip.com.

Përmes një videoje, ajo tha se distancohet nga dhuna e përdorur nga Sali Berisha.

Lexo edhe:
Berisha shfaqet me maskë kundër gazit lotsjellës

Tutje, Duma theksoi se ajo nuk beson në dhunë, e as në saldim të dyerve.

“Kjo është PD sot. Moment i rëndë, jo vetëm për gazin dhe dhunën. Nuk ka demokrat që sulmon një demokrat. Erdhëm këtu se asnjë nuk mund ti lërë kauzën te dhuna. Nuk besoj te dhuna, nuk besoj te saldimi i portave.

Por besoj se duhet të ketë një ndërgjegje të madhe me këtë lidershipi i cili i vjetër, ti thosha ‘hajdeni këtu dhe futuni brenda normal’ dhe grupi i deputetëve të PD-së duhet të vinin dhe diskutonin qetësisht. Dhuna nuk duhet të ndodhte”, tha ajo.

Ndërkaq, Policia e Shtetit ka ndërhyrë në shpërndarjen e mbështetësve të Berishës duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

Kurse, më parë, mbështetësit e Berishë sulmuan me mjete të forta dhe shkallë metalike dyert e selisë së PD-së me qëllim hapjen e tyre dhe futjen në brendësi./SHQIP.com