Nëna nga Prishtina raporton në polici se mësuesja ia ka rrahur djalin
Publikuar:
(06.11.2021 09:59:55)
Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të premten në ora 10:50, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar se djali i saj i mitur është goditur nga mësuesja e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
E dyshuara është intervistuar dhe e njëjta nuk ka pranuar se e ka goditur viktimën.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./SHQIP.com