Rozë

Nëna e Rita Orës reagon për rastin e 11 vjeçares: Zemra më qan për vajzën

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona në Prishtinë, ka tronditur të gjithë.

Shumë nga fytyrat publike kanë shprehur reagimin e tyre, duke e dënuar rëndë rastin dhe duke mbrojtur të drejtat e vajzave dhe grave.

Ndërkaq, së fundmi për rastin ka reaguar edhe nëna e këngëtares shqiptare Rita Orës, Vera Ora.

Përmes një video-mesazhi në rrjetin social Instagram, ajo ka shprehur keqardhje për rastin e së miturës.

“Zemra më qan për këtë vajzë, për familjarët për traumat që kurrë nuk do të largohen”, është shprehur ajo.

“Ky mund të jetë një sulm i organizuar dhe i planifikuar gjatë me një strategji dhe qëllim që shtë bazuar në një prapavijë”, ka thënë tutje Ora.

Kujtojmë që policia ka arrestuar pesë të dyshuarit për dhunimin e së miturës./Shqip.com