Rozë

Nëna e Rita Orës ‘përfshihet’ në romancën Trixa-Donald, ka disa fjalë për këngëtaren

Rita dhe Vera Ora si dhe Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj është shndërruar në personazhin më të komentuar në mediat rozë.

Kjo për shkak pjesëmarrjes në Big Brother Vip dhe lidhjes që nisi brenda shtëpisë me aktorin e humorit, Donald Veshajn.

Duke qenë se Donaldi la pezull raportin e tij me Borën, Trixa u kryqëzua shumë në rrjetet sociale duke u konsideruar si ajo “e treta” që ndërhyn mes një çifti.

Në lidhje më këta ajo ka bërë edhe një reagim publik, ku ka thënë se tashmë cdo person dhe portal që dëmton imazhin e saj do të paditët.

Së fundmi për këtë video të saj ka reaguar edhe nëna e Ritës, Vera Ora.

“Stop bullizimin, shëndeti mendor ka rëndësi, krenare me ty që fole hapur princeshë”, ka thënë Vera në postimin dhe komentin e saj sipër videos.

Ndërkohë, në një postim të dytë në të cilën Beatrix e ka falënderuar për përkrahjen duke thënë se kjo ka shumë rëndësi për të, nëna e yllit shqiptar u shpreh se si popull kemi tradita të forta dhe rini të bukur andaj bullizimi nuk vend tek ne.

“Jemi komb i lashtë, kemi tradita të forta dhe rini të bukur-hajde t’i ndihmojmë njëri-tjetrit! Pavarësisht se kush është në pyetje bullizimi nuk ka vend në vendin tonë”, shkroi Vera.

Ndryshe, Trixa ka thënë se do të vazhdojë që të jetë shumë aktive më projekte të reja./SHQIP.com