Kulturë

Nëna e Rita Orës: Ne kurrë s’kemi menduar që ajo do ta ketë famën që ka arritur

Artistja shqiptare, tani me famë botërore Rita Ora, qysh në fëmijëri ka pasur pasion muzikën e artin.

Kështu tregoj nëna e saj teksa fliste për hapat e këngëtares në emisionin “SOT” në Euronews Albania.

Vera Ora, tha që fillimisht ajo talentin e së bijës e kishte marrë si të mirëqenë, duke menduar që si çdo fëmijë është i gjallë e i entuziazmuar, derisa Rita u ftua ajo në një aktivitet në shkollë.

“E morën në një prezantim të shkollës për festën e Krishtlindjeve dhe kishte marr një rol kryesor në këndimin në shfaqje. Kur ikëm atje i them bashkëshortit “Besnik kjo shumë mirë këndon”. Kur filloj të tregoj talentin të angazhohet në korin e shkollës mësuesja më tha që vajza është shumë e talentuar dhe sugjeroj që ajo të shkoj në një shkollë të artit, baletit, këndimit dhe aktirmit mandej e pranuan në një shkollë ne mbetëm pak në veshtirësi si ajo duhet të ketë një profesion ta ndjek fakultetin”, tha Ora.

Tutje Vera tha se ajo dhe bashkëshorti i saj asnjëherë se kishin menduar që Rita do ta arrinte famën.

“Rita pati fatin që hyri në atë audicion dhe kemi pa që ajo ka marrë një vendim, dhe ai do të jetë profesioni saj, ne kurrë s’kemi mëndu që ajo do ta ketë famën që ka arritur”, u shpreh tutje ajo.

Rita Ora më 6 shtator ka mbajtur një koncert në Tiranë në sheshin “Skënderbej”.