Rozë

Nëna e Rita Orës ka një thirrje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës

Rita dhe Vera Ora

Vera Ora, nëna e këngëtares nga Kosova me famë botërore, Rita Orës, i është bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për vaksinim kundër COVID-19.

Ajo është paraqitur së fundi në një video të publikuar edhe nga vet ajo.

Ora, e cila është psikiatre dhe avokuese për shëndet mendor, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen.

“Unë jam vaksinuar sepse vaksina ka plotësuar të gjitha standardet për cilësinë, efikasitetin dhe sigurinë. Prandaj ju këshilloj të gjithëve që të vaksinoheni”, ka thënë Ora.

Pjesë e kësaj fushatë kanë qenë edhe emra tjerë të njohur si, Dafina Zeqiri, Shyhreti Behluli./SHQIP.com