Nëna e Rita Orës, ka dy “këshilla” për burrat
Publikuar:
(06.06.2023 21:32:23)
Nëna e këngëtares nga Kosova, Rita Orës, Vera, ka festuar së fundi përvjetorin e 35-të të martesës së saj.
Ajo përmes një postimi na Facebook, ka ndarë dy këshilla për burrat, për një martesë të gjatë.
“Së fundi kam festuar përvjetorin e 35-të të martesës, ndihem sikur ende kam veshur fustanin e martesës…?! Janë dy rregulla të arta për ju burra: 1. Gruaja gjithmonë ka të drejtë; 2. Kur ndiheni se ajo e ka gabim, godisni veten shuplakë dhe lexoni sërish rregullin numër një”, ka shkruar Vera Ora.
/Shqip.com