Sport Ndërkombëtar

Nëna e një futbollisti 14-vjeçar me kërkesë interesante për Griezmann

Nëna e një futbollisti 14-vjeçar i kërkoi ndihmë Antoine Griezmannit pasi djali i saj nuk mund të gjejë më atlete të përshtatshme. Nathan është 14 vjeç, është i gjatë 1.85 centimetra dhe vesh atlete me madhësi 50. Ka kaluar një kohë e gjatë që kur nëna e Nathan hoqi dorë nga kërkimi i atleteve më të mëdha se numri 47 në dyqane, kështu që vendosi të provonte një metodë tjetër.

Nathan i kërkoi ndihmë Griezmannit, pasi ai e adhuron shumë lojtarin dhe shpreson ta ndihmojë. Sipas Francebleu, nëna e djaloshit ka thënë: “Ndjehet sikur kur kërkoni në internet, ka madhësi të atleteve deri në 54. Por, më pas klikoni dhe thotë se nuk janë të disponueshme. Verën e kaluar, arrita të gjej atletet të regbit madhësinë 50-të, por nuk janë njësoj si për futbollin:

“I bëj thirrje Antoine Griezmann që të na dërgojë disa palë atlete. Këmba e tij është më e vogël se e djalit tim. Mirëpo, ndoshta ai mund të pyesë një nga sponsorët e tij dhe të tërheqë vëmendjen për këtë problem. Më shumë njerëz e kanë këtë problem sesa mund të mendoni”, ka shtuar më tej ajo.

Nëse Nathan nuk i gjen atletet deri në fund të gushtit, do t’i duhet të ndalojë së luajturi futboll, gjë që është zemërthyese për të.

/Shqip.com