Lajme

Nëna e gjen pa shenja jete djalin në shtëpi, rasti hetohet nga policia

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është gjetur pa shenja jete në Rahovec të dielën.

Rastin në polici e ka raportuar nëna e tij, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij djalin e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit  me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

/Shqip.com