Rozë

Nëna e Donaldit feston ditëlindjen, kjo është dhurata që i ka bërë aktori

Sot ka festë në familjen Veshaj, nëna e Romeos dhe Donaldit feston ditëlindjen.

Padyshim nuk mungoi urimi i këndshëm nga Donaldi që mori vëmendje mediatike.

“Edhe 100 vjeç mami”, ka shkruar ai në Instastory, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

Ndërkohë, më tej, Donaldi ka ndarë një video të nënës së tij ku tregon “dhuratën” më gazmore që i ka bërë.

“Mamit i dhurova një filtër për ditëlindje”, ka shkruar aktori. Ndërsa e ëma i thotë e habitur: “Uaaa kështu bëhen ato vajzat e bukura”.

Kujtojmë që Donaldi për marrëdhënien e ngushtë që ka me të ëmën ka folur në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Madje, në natën finale ajo e befasoi së bashku me këngëtarin Alban Skënderaj./Shqip.com