Lajme

Nëna dhe djali nga Rahoveci vdesin si pasojë e infektimit me COVID-19

Spitali Rajonal i Prizrenit

Dy anëtar të një familje, nënë e bir, nga fshati Patraqan i Ulët i Komunës së Rahovecit, kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar nënkryetari i Komunës, Fatmir Iska, i cili ka bërë të ditur se dy viktimat, ishin duke u trajtuar në Spitalin rajonal të Prizrenit.

“Po, është e vërtetë. Dy anëtarë të një familje kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19. Dy viktimat kanë qenë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit”, tha Iska.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 21 vdekje dhe një mijë e 278 raste të reja me COVID-19.

Po ashtu, MSH ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 20 mijë e 346 doza të vaksinës kundër Coronavirusit.

Që nga fillimi i vaksinimit deri më tani, janë dhënë gjithsej 901 mijë e 13 doza të vaksinës anti-COVID-19./Shqip.com