Lajme Botë

Në Zvicër protestohet për 17-vjeçarin francez, shtatë të arrestuar

Protestat e shkaktuara pas vrasjes së një adoleshenti nga policia e Francës, u përhapën edhe në Zvicër.

Shtatë persona, përfshirë gjashtë të mitur të moshës 15-17 vjeç, u arrestuan gjatë trazirave, tha policia zvicerane në një deklaratë.

Protestuesit sulmuan dyqanet dhe forcat e policisë, duke hedhur gurë.

Sipas deklaratës, nuk raportohet për të lënduar gjatë trazirave të dhunshme.

Protestat u përhapën edhe në Belgjikë të enjten ku deri më tani janë arrestuar 63 persona.

Franca ka parë një valë protestash të dhunshme që kur një oficer policie qëlloi për vdekje 17-vjeçarin Nahel M. më 27 qershor.

/Shqip.com