Lajme

Në zgjedhje mund të votohet edhe me letërnjoftim që e ka afatin të skaduar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,

Në zgjedhjet lokale mund të votohet edhe me letërnjoftim që afatin e ka të skaduar.

Kështu është vendosur në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, ku me shumicë votash u lejua të votohet me letërnjoftim që i ka skaduar fati.

Kjo vlen edhe për procesin e regjistrimit të votuesve jashtë vendit.

Kjo bazën e ka në vendimin që e ka marrë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për zgjatjen për 6 muaj të afatit të përdorimit të letërnjoftimeve për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Deri më tash 21 subjekte kanë garuar që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Këto zgjedhje do të zhvillohen më 17 tetor në të gjitha komunat e Kosovës. /Shqip.com