Lajme

“Në zgjedhjet e së dielës ka pasur rënie drastike të rasteve të fotografimit të votës”

Ilustrim

Në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën e 17 tetorit në Kosovë, ka pasur rënie drastike të rasteve të fotografimit të votës, ka thënë Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Sipas tij, procesi votimit për zgjedhjet e së dielës “është ndër më të mirat që ka organizuar Kosova”.

Ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve nuk është e niveleve të kënaqshme, por si e atillë “garanton legjitimitet të qeverisjeve që dalin nga këto zgjedhje”.

“Për fotografimin e votës, kjo ka arritur të ketë rënie drastike krahasuar me vitet tjera. Numri i rasteve të raportuara ka qenë minimal”.

“Kjo për shkak se është involvuar drejtpërdrejt Prokuroria, por edhe ndalimi i personave. Pastaj edhe fotografimi i votës nuk është patjetër provë se është votuar ajo parti”, është shprehur Cakolli në KTV.

Eugen Cakolli-KDI

Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje komunale ka arritur në 42.50 për qind.

Nga një milion e 885 mijë e 448 persona që kishin të drejtë vote, kutive të votimit ju drejtuan 799 mijë e 963 qytetarë./SHQIP.com