Lajme

Në Vjenë protestohet në mbështetje të Kosovës

Kati Schneeberger, këshilltare e jashtme e Bashkimit Evropian (BE), ka treguar se të dielën në Vjenë të Austrisë është protestuar në mbështetje të Kosovës.

Kjo mbështetje për shkak të zhvillimeve tensionuese në Veriun e Kosovës.

“Sot në Vjenë, në vendin e të drejtave të njeriut, një zë i fuqishëm për demokracinë dhe paqen, si dhe mbështetjen për Kosovën”.

“STOP lëshimeve dhe STOP mbështetjes për autokratët. Ju faleminderit të gjithëve. Ishit të mrekullueshëm”, ka shkruar Schneeberger në Twitter teksa ka publikuar fotografi.

/Shqip.com