Lajme

Në Vjenë protestohet në mbështetje të Kosovës për situatën në veri

Këshilltarja e jashtme e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka njoftuar se të dielën në Vjenë të Austrisë është protestuar në mbështetje të Kosovës për situatën në veri të vendit.

Schneeberger, ka shpërndarë disa fotografi në Twitter, ku shihet një numër i madh i njerëzve në protestë.

“Sot në Vjenë, në vendin e të drejtave të njeriut, një zë i fuqishëm për demokracinë dhe paqen si dhe mbështetjen për Kosovën”.

“STOP lëshimeve dhe STOP mbështetjes për autokratët. Ju faleminderit të gjithëve. Ishit të mrekullueshëm”, ka shkruar Schneeberger.

/Shqip.com