Lajme

Në vitin 2021 asnjë gjobë nga inspektorati për barnatoret që shesin qetësues pa recetë

Nga Inspektorati Farmaceutik, si organ që duhet të mbikëqyr këto raste, edhe po të donin e kanë pothuajse të pamundur t’i kontrollojnë barnatoret.

Numri i barnatoreve ekzistuese dhe i inspektorëve në terren është në shpërputhje të plotë, në favor të barnatoreve.

Megjithatë, gjatë vitit 2021 janë shqiptuar 7 gjoba për shitje të medikamenteve pa recetë të mjekut, por pjesë e tyre nuk kanë qenë medikamentet qetësuese.

Se asnjë nga këto gjoba nuk është për medikamentet qetësuese vërtetohet nga zëvendëskryetarja e Odës së Farmacisteve të Kosovës, Dardane Mehaj./Shqip.com