Lajme

Në Viti rezultati i ngushtë sipas KQZ-së, Haliti pak para Ademit

Në Viti rezultati është i ngushtë në mes Sokol Halitit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Arsim Ademit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nga 75 për qind të votave të numëruara, Haliti ka 6 mijë e 537 vota ose 50.89 për qind dhe Arsim Ademi nga VV me 6 mijë e 135 vota, ose 49.11 për qind.

Haliti edhe në raundin e parë ka qenë para kandidatit të VV-së, ndërsa po garon edhe për një mandat.